Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka publikuar një video në Facebook pas mbylljes së vendvotimeve.
Ai kërkoi që votat të numërohen “me kujdes e ndershmëri”.
“Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas. Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat. Faleminderit, Mitrovicë!
“.






