13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tahiri, Qeverisë: Trajtoni seriozisht kushtëzimet për KiE, anëtarësimi duhet të ndodhë

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri kërkon nga Qeveria e Kosovës që “të trajtojnë seriozisht kushtëzimet” që vinë nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate pan-evropiane ndërsa, gjithashtu, ka kërkuar që të punohet për një momentum të ri për anëtarësim.

“Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në sesionin veror, ku kemi takime me grupe politike dhe presidentin. Ajo që dua të them për qytetarët e Kosovës është se duhet të punojmë për ta ndërtuar një momentum të ri. Momentumin që e kemi pasur nuk e kemi më. Dhe, për ta rikthyer agjendën e integrimit dhe për të shtyrë përpara vendimin e Komitetit të Ministrave, duhet një angazhim shumë i madh. Një momentum i ri i cili do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

“Anëtarësimi duhet të ndodhë për shkak se raporti është decidiv që Kosova e meriton anëtarësimin. Ndërsa, sa i përket kushtëzimeve duhet të trajtohen seriozisht nga Qeveria e Kosovës dhe të ketë një veprim të përgjegjshëm në këtë aspekt. Një rrugë jo e lehtë është përpara dhe me plotë sfida, por jam optimist që anëtarësimi do të ndodhë”, tha Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit