Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar atë për vetëbllokim institucional dhe humbje të thellë të potencialit shtetëror, ekonomik e diplomatik.
Në një reagim publik, Tahiri theksoi se Kosova po paguan një çmim të lartë për mungesën e legjitimitetit dhe veprimin në statuse të përkohshme, ndërkohë që fondet milionëshe mbesin të paaksesueshme dhe projektet zhvillimore të bllokuara.
“Qeveria mbijeton, Kosova humb,” deklaron Tahiri, duke shtuar se vendi ndodhet në një gjendje ngërçi, ku reformat ligjore, zhvillimi ekonomik, integrimet euroatlantike dhe përfaqësimi ndërkombëtar janë pezulluar për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe legjitimitetit institucional.
Tahiri përmendi dhjetë pasoja madhore të këtij vetëbllokimi.
Ai theksoi gjithashtu se mbi 210 milionë euro fonde të BE-së dhe instrumenteve ndërkombëtare janë të bllokuara për shkak të mosplotësimit të kritereve dhe mungesës së koordinimit institucional.
“Janë fonde që do të ndryshonin realisht infrastrukturën, arsimin dhe ekonominë,” tha ai, duke paralajmëruar se Kosova do të humbasë një vit të tërë për shkak të cikleve zgjedhore, ndërkohë që çështjet madhore të shtetit mbeten pezull.
Tahiri përfundoi duke thënë se qeveria aktuale ka zgjedhur mbijetesën politike përmes bllokadës, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë faturën e stagnimit dhe izolimit.