Në një intervistë për “Debat Plus”, Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kritikuar qeverinë e Kurtit për shmangien e angazhimit me publikun.
“Kjo është një qeveri që në secilin ballafaqim me publikun këta ikun prej letërnjoftimit të vet si qeveri 4-vjeçare, cili është ky komunikim,” tha Tahiri.
Duke theksuar rolin proaktiv të partisë së tij, Tahiri theksoi se AAK-ja gjatë dy viteve të fundit ka qenë grupi parlamentar më dinamik.
“Aleanca ka qenë grupi parlamentar më aktiv në 2 vitet e kalume, unë kam qenë deputeti më aktiv edhe në aspektim e diskutimit por edhe të përmbajtjes, ne kemi ngrit me dhjetëra debate, 12 tryeza i kemi mbajtë në kuvend, ne kemi qenë ata që kemi dalë në terren, jemi ballafaqu me çdo element që është problematik,” ka thënë Tahiri.