Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira.
Sipas tij, abuzimi, korrupsioni dhe hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë në fllad të Dubravës, raporton Klan Kosova.
“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira. Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.