Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka hedhur akuza ndaj Qeverisë lidhur me çështjen e pagave.
Sipas Tahirit, qeveria Kurti do ta përmbyllë mandatin duke lenë në kaos në administratë.
“Sot, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë afat qeverisë për t’i korrigjuar këto shkelje, kjo qeveri vazhdon që pasivisht t’i afirmojë shkeljet e veta, sepse nuk ka asnjë interes të bëjë diçka ku nuk sheh hapësirë për ndëshkim dhe penalizim të sektorit publik. Kjo qeveri e nisi me shkelje, dhe do ta përmbyllë duke lënë pas kaos në administratë të shtetit”, ka shkruar Tahiri.
Theksojmë se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa nene, ku më pas i kishe dhënë afat Qeverisë prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të vendimit të saj, t’i ndryshojë. dhe harmonizojë ato nene me Kushtetutën./