16.2 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

Tahiri: Qeveria jo transparente, mazhoranca e ka tradhtuar besimin e qytetarëve

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron si jotransparente Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ndërsa Kuvendin e cilëson pa konsensus.

Në një konferencë për media pas përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria aktuale është treguar jotransparente, ndërsa ngriti kritika se shumica parlamentare ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

“Për AAK-në ky ka qenë një sesion shumë dinamik. Nëse vlerësohen të dhënat numerike edhe nga raportet e organizatave, shihet se AAK edhe në aspektin e numrave edhe në atë kualitativ ka qenë grupi parlamentar më aktiv në këtë sesion. Ky sesion nuk ka qenë i lehtë për shkak se shumica parlamentare ka vazhduar në masë të madhe të shpërfaq arrogancën, duke mos dhënë llogari dhe përgjegjësi në raport me besimin. Shumica parlamentare e ka tradhtuar besimin e qytetarëve, duke e pamundësuar punën në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tahiri adresoi kritika për komisionet hetimore.

“Është kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri e cila nuk e ka marrë mundin as në pyetjet që i ka ngritur opozita. Në historinë e të gjitha qeverive, kjo është më jotransparentja. Ndërsa në komisione hetimore ka pasur puç, dhe është tentuar të merret pozita e kryesuesit në komisionin që udhëheq Shemsedin Dreshaj. Ky Kuvend e ka trajtuar në aspektin e njëanshëm gjithë politikën që lidhet me temat e konsensusit në Kuvend”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit