2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Tahiri: Qeveria e Kurtit po synon t’i hetojë krimet e luftës ashtu siç i shkon përshtat Serbisë

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka vazhduar të kundërshtojë periudhën hetimore të krimeve të luftës që iu është përcaktuar Institutit për Krime Lufte, të votuar dje në Kuvend.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se hetimi i krimeve të luftës nga 31 dhjetori i vitit 2000, i shkon përshtat Serbisë, për të cilët thotë se kanë kryer gjenocid në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?! Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?”, ka shtruar si pyetje deputeti i PDK-së në ‘Facebook’.

“Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet. Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë. 31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer”, ka deklaruar më tej ai.

Tahiri ka thënë se do ta kundërshtojnë “me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare”.

Postimi i plotë:

Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?! Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?

Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet. Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë. 31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer. Ne do ta kundërshtojmë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit