11.3 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Tahiri prezanton shtyllën e gjashtë të programit, zotohet për ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Arian Tahiri, të mërkurën ka prezantuar shtyllën e gjashtë të programit të tij të cilin e ka titulluar “Mitrovica që kujdeset dhe mbron me solidaritet dhe siguri për të gjithë”.

Tahiri është zotuar se do ta ndërtojnë një shtëpi moderne për të moshuar, qendrën ditorë për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara si dhe subvencione prej 500 eurosh për çdo fëmijë të porsalindur.

“E para, në kuadër të kujdesit për më të ndjeshmit dhe përfshirje sociale, ne do të ndërtojmë shtëpinë e të moshuarve Mitrovica do të ketë një institucion modern për kujdesin e të moshuarve, që ofron strehim shërbime shëndetësore bazike, aktivitete shoqërore dhe kujdes dinjitoz. E dyta, do të ndërtojmë qendra ditore dhe do të ofrojmë ndihmë sociale për kategoritë në nevojë Pra, do të hapen dhe mbështeten qendra ditore për fëmijët, për përkujdesje prindërore për personat me aftësi të kufizuara dhe për të moshuarit që kanë nevojë për shërbime ditore”, ka thënë Tahiri në një videoadresi.

Tutje një nga pikat kryesore të programit është edhe siguria publike. Tahiri tha se do të forcohen shërbimet e mbrojtjes civile e zjarrfikësve me pajisje moderne dhe trajnimet e nevojshme.

“Pikë tjetër e rëndësishme e kësaj shtylle është Mitrovica e sigurt dhe e qetë. Këtë do ta arrijmë përmes forcimit të shërbimeve të mbrojtjes civile dhe zjarrfikësve me pajisje moderne, trajnime të vazhdueshme dhe rritje të kapaciteteve operative do të krijojmë edhe një sistem të unifikuar të alarmit dhe paralajmërimit të emergjencave, duke instaluar sirena dhe sisteme të njoftimeve të menjëhershme në qytet, fshatra apo rreziqe natyrore ose industriale, ndërsa programi lagje e sigurt parasheh ndriçim shtesë në zona të izoluara, kamera sigurie në pikat kryesore dhe partneritet mes banorëve për parandalimin e krimit”, tha ndër të tjera ai.

Tahiri theksoi se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe luftës kundër vandalizmit dhe vjedhjeve, me fushata ndërgjegjësimi dhe bashkëpunim me bizneset. Ndërkohë, inspektorët komunalë do të kenë rol më aktiv për mbikëqyrjen e pastërtisë, sigurisë ushqimore dhe kushteve të punës.

“Në kuadër të shtyllës së gjashtë është lufta kundër vjedhjeve apo vandalizimit. Do ta bëjmë me fushata ndërgjegjësimi dhe partneritet me biznese për parandalimin e dëmtimeve në hapësirat publike Inspektorët e komunës do të kenë rol më aktiv për sigurimin duke monitoruar pastërtinë, sigurinë ushqimore, kushtet e punës dhe masat mbrojtëse në hapësirat publike e private”, tha kandidati për kryetar të Mitrovicës.

Të ngjashme

Të fundit