Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në Kuvendin e Kosovës një grup të rinjsh të udhëhequr nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mila. Takimi është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku të rinjtë kanë pasur mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e jetës parlamentare dhe me rolin e institucioneve në raport me brezat e rinj.
Në një postim të tij, Tahiri ka theksuar se ky takim është shndërruar në një diskutim të hapur mbi fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve. “Në Kuvendi i Republikës së Kosovës pata kënaqësinë të mirëpres një grup të rinjsh ambiciozë të udhëhequr nga deputetja e Kuvendi i Shqipërisë, Sara Mila”, ka shkruar ai ndër të tjera.






