27.7 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Tahiri premton mbështetje për biznese kreative dhe të rinjtë me ide

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar sot biznesin Umbrella Group.

Prej aty Tahiri premtoi mbështetje për bizneset kreative dhe të rinjtë me ide.

“Do të ndërtoj një Inkubator Biznesi, ku startup-et do të kenë qasje në zyra të lira, ndihmë juridike, financiare dhe mentorim profesional. Gjithashtu, Mitrovica do të ketë një zonë të veçantë për bizneset lokale, zejtarët dhe prodhuesit, e cila do të shërbejë si motor i zhvillimit ekonomik lokal.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Mjafton ta vizitojmë ndonjë prej bizneseve kreative në qytet për ta parë se kemi të rinj me plot ide, kreativitet dhe talente.

Unë sot isha tek “Umbrella”, një shembull i mirë i kreativitetit në Mitrovicë.

Si Kryetar i Mitrovicës, do t’i mbështes bizneset kreative dhe të rinjtë me ide. Do të ndërtoj një Inkubator Biznesi, ku startup-et do të kenë qasje në zyra të lira, ndihmë juridike, financiare dhe mentorim profesional. Gjithashtu, Mitrovica do të ketë një zonë të veçantë për bizneset lokale, zejtarët dhe prodhuesit, e cila do të shërbejë si motor i zhvillimit ekonomik lokal. #PDK191

Të ngjashme

Të fundit