2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Tahiri: Policët u liruan falë ShBA-së e BE-së

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK -së Besnik Tahiri, tha se ka dështuar që të mbahet mbledhje e Kryesisë për shkak të mungesë së kuorumit.

Sipas tij, kjo është legjislatura më e dobët e Kuvendit. Ai më tej foli edhe për lirimin e tre policëve, ku tha se lirimi i tyre erdhi falë reagimit të ShBA-së e BE-së.

“Nuk mbajtëm mbledhje e Kryesisë se nuk patëm kuorum, u diskutua për një seancë, por nuk dihet se kur do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Shpreh kënaqësinë time që policët janë kthyer në familjet e tyre. Kidnapimi i tyre ka qenë një akt i shëmtuar që ka pasur qëllim dëmtimin e Kosovës. Fal ShBA dhe BE ky lirim ka ndodhur. Për në si AAK është brengosëse puna e Qeverisë ka një dështim në qeverisje, është duke e dobësuar Kosovën në çdo moment”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit