6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Tahiri përmend me radhë premtimet e pa realizuara të Kurtit (Video)

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri në Edicionin Special në Klan Kosova, ka renditur premtimet e parealizuara të Kurtit.

“Nuk ka ndodh ndryshimi, ka ndodhur degradimi. Ky njeri ka ardhur në pushtet me zotimin që do ta shuajë AKP-në dhe do ta ndalë privatizimin, a ka ndodhur? Jo! Ky njeri është ardhur me zotim se do të krijojë fondin sovran dhe bankën zhvillimore, ka premtuar se do të krijojë sigurime shëndetësore, ka premtuar se do t’i fus hajnat në burg e do ta luftojë korrupsionin, nuk kanë ndodhur”, tha Tahiri.

Ai madje përmendi edhe deklaratën e Kurtit kur thoshte se kushërinjtë janë për dasma.

“Në këtë qeveri askush s’ka mundur të hyjë në punë po qe se nuk ka qenë i lidhur me të”, vijoi tutje Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit