Ish-ushtari i UÇK-së, Tahir Tahiri, ka përkujtuar sot në 24 vjetorin e rënies, dy bashkëluftëtarët e tij, dëshmorët Rrahim Bajraktarit dhe Elmi Lestranit, shkruan Scanner.
“Kjo dhimbje e madhe për dy shokët tanë dëshmorë, na dha forcë edhe më të madhe, për ta luftuar armikun, deri në çlirim”, shkruan Tahiri.
Postimi i plotë:
Sot është përvjetori i 24-të i rënies heroike të dy dëshmorëve, Rrahim Bajraktarit dhe Elmi Lestranit në Betejen e Kosmaqit. Kjo dhimbje e madhe për dy shokët tanë dëshmorë, na dha forcë edhe më të madhe, për ta luftuar armikun, deri në çlirim.
Çdo ditë e lirisë së vendit, lartëson heroizmin e dëshmorëve që ranë në fushën e nderit për çlirimin e vendit. Çdo ditë, i kujtojmë me nderim, kujtojmë jetën e veprën e tyre, shokët tanë që ranë në krye të detyrës për çlirim.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët Rrahim Bajraktari dhe Elmi Lestrani!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226392688477960&id=1665515083&mibextid=Nif5oz