Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri përmes një video ka shfaqur disa nga pjesëmarrjet e tij në Këshillim e Evropës ku ka përfaqësuar Kosovën, shkruan Periskopi.
Tahiri tha se në Këshillin e Kosovës ka përfaqësuar vendin për tri vite radhazi ku ka folur për interesat kombëtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Për tri vite radhazi në përfaqësimin e Kuvendit, pra Republikës së Kosovës, në Këshillin e Evropës, në çdo rast, gjithmonë në frymë uniteti, kam folur për interesat tona kombëtare e shtetërore, duke dalë dhe duke u ngritur mbi dallimet tona politike të brendshme. Për shtet duhet dinjitet!