Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet në Bruksel, Edita Tahiri ka komentuar takimin e djeshëm të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Tahiri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, takimin e Ohrit e ka quajtur dështim historik.
“Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kosova e fitoi luftën ndaj serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe. Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kapitullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve.