Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sa i përket zhvillimeve të fundit në Serbi, ku është pajisur me mjete ushtarake, tha se Serbia është e vetdijshme që Kosova është e humbur.
Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se për Serbinë, Kosova është humbur, edhe me ia dhënë nuk e do.
“Kosova fillimisht duhet t’i ndertoje institucionet e veta, e ushtrine e vet. Serbia me ja dhan Kosoven, nuk e do Kosoven, Serbia eshte e vetedijshme qe Kosova eshte e humbur. O le te armatoset gjithe diten, se Millosheviqi ka qene i armatosur me dy kallasha ne Llapashtice, e me 1 grusht ushtare eshte mbrojte pa qene Nato prezent”, tha Tahiri.