Ish-kryenegociatorja në dialogun në Bruksel, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe” dhe sanksioneve tjera të paralajmëruara nga ShBA.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti arriti t’i shkatërrojë raportet e Kosovës me ShBA-të.
“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti te demtoj aleancen strategjike mes Kosoves dhe Amerikes! Kosova u ndeshkua hapur nga Amerika me masat ndeshkuese te cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, ajo ka thënë se që nga viti 1992 është hera e parë që kosova ka një lider antiamerikan.
“Qe nga viti 1992 kur e krijuam aleancen me Ameriken, atehere kur Presidenti Bush kercnenoi Milosheviqin duke i thene se nese pershkallezon dhunen ne Kosove do te perballet me intervenimin amerikan, sic dhe ndodhi; kjo eshte hera e pare qe Kosova ka nje lider anatiamerikan, ndersa pasojat do ti heq shteti yne i njohur si shteti me pro-amerikan ne bote! Sot kurti u perplase ne shkemb”, ka shkruar ajo.