Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do ta votojnë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo Byro është politike dhe se do të funksionojë paralel gjykatave dhe prokurorisë cka do të shkaktonte konfuzion. Ai po ashtu shton se Komisioni i Venecias ka gjetur shumë probleme në këto ligje. Ai ka thënë se askush nuk frikësohet nga kjo nismë.
“Për çka të frikësohemi, secili e ka të deklaruar pasurinë e vet”, tha ai.
Tahiri ka thënë se nuk e ka asnjë problem që të hetohet pasuria e personave publikë, dhe se kjo gjë të ndodh.
“Jam që secili njeri që ka pozicion publik, apo që ka qenë në menaxhim të pasurisë publike, t’i hetohet pasuria. Nuk ka logjikë që dikush të ketë pasuri 10 milionë euro e të ketë rrogë 10 mijë euro ta lemi”, ka thënë ai.
“Është punë e gjykatësit dhe prokurorit. Kjo është çështje penale. A e di se ka njerëz që vec merren me këtë punë. Kjo nuk ka kuptim”, përfundoi ai.