5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Tahiri për Komisionin Hetimor: Zgjon kureshtje të madhe se pse LVV e kundërshton themelimin

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Tahiri  tha se në këtë mbledhje pati debat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e energjisë.

Sipas tij ky ishte diskutimi kryesor i mbledhjes së sotme.

“Sapo përfundojë mbledhja e Kryesisë, siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor”, tha Tahiri.

Ai shtoi se iniciues i kësaj kërkese ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të AAK-së është i thjeshtë, kërkesa për një Komision hetimor për energji është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetët. Për vlerësimin tonë është e habitshme e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje të madhe se pse LVV e kundërshton themelimin. Pra çfarë janë duke fshehur?”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit