-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Tahiri: Për katër vjet, 33 beteja për ta mbrojtur rendin kushtetues

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar sot një përmbledhje të angazhimit të tij katërvjeçar në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Tahiri theksoi rolin e tij në sfidimin e vendimeve arbitrare dhe në mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij mandati ka dërguar 33 kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, duke i cilësuar ato si “33 beteja për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës”.

“Bashkë do t’i japim Kosovës një Qeveri, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, që mbron dhe respekton Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Abelard Tahiri, para disa ditësh ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet.

 

 

Të ngjashme

Të fundit