Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka mirëpritur zyrtarizimin e kandidaturës së Hamzës për kryetar të PDK-së.
“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Tahiri.
PDK-ja të hënën e javës së ardhshme do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit.






