Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në Forumin e Dubrovnikut tha se BE nuk mund të garantojë siguri e paqe pa NATO-n dhe SHBA-në.
Tahiri tha se diplomacia e Qeverisë vendosi Kosovën një kurs fyes edhe të përplasje direket me SHBA-në dhe BE-në.
Ai ka thënë se “që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush”
“Diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, sot, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës në një kurs fyes dhe të përplasjes direkte me perëndimin, me ShBA-në dhe BE-në. Formulimi “Tigër prej Letre” buron nga periudha e luftës së ftohtë, dhe për ironinë e kombinimit të rrethanave politike aksidentale, përdoren nga një ministre e jashtme, e cila po dëmton çdo ditë të gjitha raportet në të gjitha instancat. Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush”, ka shkruar Tahiri.
Ndaj deklaratës së saj ka reaguar edhe PDK e LDK ndërsa që ka pasur reagime edhe nga fytyra të tjera të jetës publike.