12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Tahiri për Ambasadat e shteteve të QUINT-it: Të marrin masa, AKI të mos përdoret për “cenimin e demokracisë”

- Advertisement -

Kuvendi i Republikës së Kosovës po vazhdon sot seancën plenare e cila ka filluar javën e kaluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në këtë seancë ka folur në lidhje me raportimet e fundit se AKI po i përgjon disa gazetarë dhe se i njëjti institucion ka ndikuar në publikimin e artikullit nga “Slobodna Bosna” në RTK.

Tahiri ka thënë se si Policia dhe ushtria edhe AKI është themeluar me ndihmën dhe fondet e ambasadave të shteteve të QUINT-it prandaj ka kërkuar nga këto ambasada që të marrin masa.

“Ne e kemi pas një mbështetje të madhe nga ambasadat e QUINT-it për themelimin e AKI-së. Qysh ndihen sot ato qe kanë investu në këtë institucion dhe tani personat që janë trajnu nga ata përdoren nga Qeveria për me e cenu zonën opozitare dhe me e cenu cdo zë opozitar Ju kërkoj që ata të marrin masa që asetet e tyre të mos përdoren për të cenuar demokracinë tonë të brishtë. Ambasadat e QUINT-it duhet të mos lejojnë që njerëzit që janë trajnuar nga ata dhe fondet e tyre të keqpërdoren për të minuar demokracinë dhe zerat kritik në vendin tonë”, ka thënë Tahiri para deputetëve.

Ai ka thënë se PDK nuk do të ndalet derisa të ketë një hetim të thellë mbi involvimin e AKI-së në këto dy çështje.

“Nëse janë të pavërteta, agjencia duhet të vazhdoj punën si institucion tepër i rëndësishëm, i pavarur dhe i pacenueshëm. Nëse janë të vërteta, AKI nuk mund të vazhdoj funksionimin kështu si është duke funksionuar. Ka me iu nënshtru sot, nëse jo nesër paqare një riorganizimi. Njerëzit që e kanë cenu jetën e qytetarëve për shkak të kritikave të tyre ndaj pushtetit nuk e kanë vendin aty por para drejtësisë dhe drejtësia duhet me u marr me ata”, ka shtuar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit