10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Tahiri (PDK): Kosova s’ka hequr dorë për njohjen nga Serbia, Kurti po

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se Kosova nuk ka hequr dorë nga njohja nga Serbia, por sipas tij, Albin Kurti në këtë periudhë, ka hequr dorë.

“Kosova nuk ka heq dorë nga njohja, por në këtë periudhë ka heq dorë Albin Kurti, fatkeqësisht, mirëpo jo Kosova. Z.Kurti e drejton vendin në këtë periudhë, nesër do të jetë dikush tjetër kryeministër, do të jetë dikush tjetër president i vendit dhe normalisht që ne nuk heqim dorë nga ambiciet tona si shoqëri, pavarësisht dështimeve momentale që mund të kenë liderët, si në këtë rast kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani”, u shpreh ai.

Tutje, Tahiri tha se largimi i njohjes në qendër dhe siç u shpreh ai, “sjellja e vetmenaxhimit të serbëve, është dëm i madh për vendin”.

“Mendoj që ky është një dëm i madh në këtë proces, largimi i njohjes në qendër dhe sjellja e vetmenaxhimit të serbëve, e cila do të përkthehet në një autonomi në të ardhmen në qendër, është një dëm i madh për vendin tonë”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit