11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tahiri pas vendimit të Kushtetueses: Goditje e përpjekjeve autokratike të Albin Kurtit

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka përshëndetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e Ligjit për Zyrtarët Publikë si të kundërligjshëm.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuesja për herë të shtatë po rrëzon vendime të Qeverisë Kurti. I njëjti ka shtuar se kjo është goditje direkte ndaj, siç e quajti ai, përpjekjeve autokratike të pushtetit të Kurtit.

Reagimi i plotë i Tahirit:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo shpalli njoftimin se ka vendosur ndaj kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe të njëjtin ashtu siç kemi argumentuar, e shpalli ANTI-KUSHTETUES.

Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm.

Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij.

Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë.

Pushteti sërish zihet në “flagrancë” nga Kushtetuesja: Rrëzohet Ligji për Zyrtarët Publik

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit