7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Tahiri pas ofertës së Kurtit për zgjedhje: Largimi i tij, e vetmja e mirë që do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet

- Advertisement -

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kërkesa e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar.

Ai tha se është lajm i mirë paralajmërimi i Kurtit për t’u larguar, pasi sipas tij, kjo do të ishte e vetmja e mirë që Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.

“Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindra milionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës”, shkroi Tahiri në Facebook.

Mbrëmë, Kurti pati një ofertë për opozitën, duke thënë se “unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit