![Tahiri: Pa izën e Kurtit Kusari-Lila nuk është koordinuar me Radojiçiqin Tahiri: Pa izën e Kurtit Kusari-Lila nuk është koordinuar me Radojiçiqin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/05/besnik-tahiri.jpg)
Kryetari i Grupit Pralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se pa izën e Kryeministrit Kurti, Mimoza Kusari-Lila nuk do të koordinohej me kryekriminelin Milan Radojiçiq.
“Pa izën e Kurtit , e pa izën e partisë politike aty një hap nuk merret. A mendoni që Kusari Lila e udhëheq grupin parlamentarë të VV-së? Jo bre është me koordinatë me instruksion me të gjitha elementet që ndërlidhen sepse të gjitha partitë funksionojnë kështu. Nuk mundesh me pas një diskutim të tillë pa e pas mbështetjen pa e vu në dijeni dhe pa e marrë aminin prej shefit tënd në këtë rast Albin Kurtit”, tha Tahiri ne rtv21.