-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Tahiri, Osmanit: Betejën Kushtetuese e ka të humbur

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri tha se janë duke e analizuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për mos dekretimin e kryeprokurorit të shtetit.

Ai tha se opozita nuk do të ketë betejë politike por betejën Kushtetuese. “Ajo veç se e ka humbur”, tha Tahiri për Osmanin.

“Edhe këtu presidentja tregoi që është e paanshme. Nuk është për presidenten që të bëjë politikë me opozitën. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë Kushtetuese ”, tha ai.

Për mosdektretimin e kryeprokurorit tha se janë duke bërë një analizë për ta parë se ku janë shkeljet në këtë rast.

Ai tha se Osmani ka bërë shkelje serioze sa i përket kësaj çështje dhe se ato shkelje sipas tij, “mund ta qojnë në shtëpi”, raporton EO.

“Ne e kemi theksuar që na duhet një kohë e që ta bëjmë një analizë që ku tregohet se a ka shkaktuar shkelje presidentja. Tashmë e dimë që ajo ka bërë dy shkelej serioze duke mosdekretuar për 18 muaj kryeprokurorin e shtetit dhe e dyta mos dekretimi i kryeprokurorit. Draftin do ta kemi gati nesër sa i përket kësaj çështje dhe do ta shpërndajmë. Nuk jemi për mi pri bajrakut sa i përket kësaj çështje”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit