8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tahiri: Osmani përdor mllefin si armë për të mbuluar deficitet politike

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, për përfaqësimin që i ka bërë Kosovës gjatë këtij vitit.

Sipas Tahirit, në Konferencën e Ambasadorëve që është mbajtur të hënën, Osmani, nuk ka pasur as edhe një shembull të ju ofrojë ambasadorëve të Kosovës, se si ajo e ka përfaqësuar vendin.

“Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si ‘armë’ për të mbuluar deficitet politike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka kritikuar politikën e jashtme duke, vlerësuar se vetë përbërja e shtetit të Kosovës është bërë temë diskutimi në koncept-nota e propozime.

“Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit