11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tahiri: Negociatat për projektin e MCC-së i kanë filluar Jahjaga dhe Thaçi

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së është lajm shumë i mirë.

Megjithatë, ai thotë se ky projekt është nisur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi.

“Grupi Parlamentar i PDK-së përshëndet dhe falënderon ShBA-të që për herë të dytë, brenda periudhës shtatëvjeçare, e involvon Republikën e Kosovës në kuadër të MÇ-së. Ky projekt në Kosovë është tash e shtatë vjet dhe negociatat për këtë projekt i kanë filluar ish-presidentja [Atifete] Jahjaga dhe ish-kryeministri [Hashim] Thaçi. Është finalizuar për herë të parë në vitin 2017 me nënshkrimin e parë të këtij projekti nga presidenti Thaçi në Kongresin Amerikan dhe siç është theksuar edhe dje në komunikatën zyrtare të MÇ-së ky grant i cili është nënshkruar me Qeverinë e Kosovës është ndarë në vitin 2019. Është fatkeqësi për Kosovën që nuk kemi filluar më herët implementimin për shkak të krizave politike, por megjithatë është lajm jashtëzakonisht i mirë për ekonominë e vendit, marrëdhëniet tona strategjike me ShBA-në që tash këto mjete të ndara, prej 236 milionë eurove, do të fillojnë të implementohen në të dyja vendet”.

Tahiri ka ironizuar edhe me Kurtin i cili dje gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në e thumboi opozitën, njofton Klankosova.tv.

“Më vjen keq që nuk e kemi kryeministrin këtu me pa se si ndjehet ai përballë një projekti që është zhvilluar në kuadër të këtij 20 vjeçari, si ndihet ai përballë nënshkrimit të kësaj marrëveshje që ka filluar pikërisht të negociohet në vitin 2014 për involvimin e Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit