Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur edhe njëherë për gjendjen e krijuar rreth furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.
Tahiri ka thënë se në vend që të flisnin për raketat “Javelin” të cilat pritet të vijnë nga ShBA, deputetët po flasin “për mungesën e bukës së ushtarëve”.
“Ushtria nuk e meriton një trajtim të tillë sepse është vlera përbashkuese e shoqërisë tonë dhe me të krenohemi të gjithë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.