Ish-diplomatja, Edita Tahiri, ka thënë që Kosovës i duhet një qeveri e kompromisit, dhe duhen shmangur zgjedhjet.
Këto fjalë ajo i tha pas sagës së (mos)formimit të qeverisë, ku po rrezikohet shkuarja sërish në zgjedhje të përgjithshme.
“Pse mendoj sa na duhet një qeveri kompromisi dhe jo zgjedhje – sepse duke bere kompromis nis një lloj pajtimi e bashkepunimi mes partive politike, ndërsa nëse shkojmë ne zgjedhje do të vazhdojnë ndarjet e mospajtimet dhe Kosova do ta vuaj edhe një dëmtim qe tashme e vuajti tash gati një vit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.






