-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Tahiri: Mund të dalim mbi 20% në zgjedhje, LVV-ja do të dalë me rezultatin e zgjedhjeve lokale!

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka folur në lidhje me procezin zgjedhor të 9 shkurtit.

Tahiri ka thënë  se është e mundur të dalin në kuotën e 20%.

“Aleanca në pikë të natës e ka votën e vet të cilën i ka variu prej 8% në 18 %, varet prej rrethanave. Aleanca i ka kry detyrat e veta, ka reflektu, në garë dalim më të fortë se kurrë. Përveç që garojmë me platformë programore, garojmë edhe me njerëz, që në Kosovë aq sa është i rëndësishëm programi politik, është edhe njeri. Lidershipi i AAK-së duke filluar nga Haradinaj, puna që është bërë në Kuvend nga Grupi ynë parlamentar, të pesë kryetarët janë në listë që janë figura shumë të mëdha dhe janë kandidat për deputet. Nisma Socialdemokrate në rastin më të keq i ka patur afër 25 mijë vota. Aleanca unë e them me përgjegjësinë më të madhe se do të ketë rezultatin më të mirë që e ka pas najherë. Ka mundësi dalim mbi 20%”, ka thënë Tahiri në Blic Interview.

Ndërsa sa i përket rezultatit të Lëvizjes Vetëbvendosje, Tahiri, ka thënë se të njëjtit kanë me dalë me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

“Vetëvendosje ka me ardhë në rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale. Ekonomia është në rënie, sektori privat është i sulmuar prej të gjitha anëve, administrata e shtetit prej një roje në shkollë fillore deri tek Presidentja e vendit janë me pagë të padinjitetshme, shih shëndetësinë, arsimtarët, FSK-në… nuk po e gjej një grupacion, një masë të shoqërisë së Kosovës e cila thotë ‘hallall të qoftë Albin Kurti”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit