Labinot Tahiri, këngëtar dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar lart punën e kryetarit të PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu.
Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri tha se Aliu “e bëri Ferizajn një Paris të dytë”, të cilin tha se e kishte ëndërruar.
Ai shtoi se puna e Aliut duhet të merret shembull nga çdo politikan.
Postimi i Tahirit:
Vëmendje♥️😃
Ai e bëri Ferizajn një Paris të dytë ashtu si e kam ëndrruar dhe si e quaj unë Ferizajin — Parisi ynë.
Kështuqe, veq me i than puna e mbar mjafton, a për ta sfiduar, mos u mundoni kot, se ai i sherben qytetit dhe qytetarëve dhe nuk i sherben vetes se tij dhe partisë me shumë se sa vendlindjes se tij.
Çdo politikan duhet të ishte kështu sepse mandatet ikin ndersa historia shkruhet me vepra të mdha.
Emri i tij është;
AGIM ALIU MODELI I QYYETARISË SË MIRË
Të lumtë gjigant, kryetar i tanishem dhe i ardhshem përseri.
Ferizajas të dashur, këtu në facebokun tim, po mungojnë urimet e sinqerta për këtë projekt madheshtor dhe lehtesues të qytetit tonë…😊