Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Abelard Tahiri, ka shpalosur disa nga pikat kryesore të programit qeverisës të kësaj partie.
Tahiri ka deklaruar se PDK-ja, në rast të marrjes së pushtetit, planifikon rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve që në fazat e para të qeverisjes. Sipas tij, pagat do të rriten për 50 për qind në muajt e parë të qeverisjes, ndërsa asnjë pension nuk do të jetë nën 250 euro.
“Që në muajt e parë të qeverisjes së z.Hamza, ngritja e pagave duhet bëhet përmes ligjit të pagave që do procesohet brenda gjashtë muajve të parë, do të rriten pagat 50%…Do të rriten pensionet dhe s’do të ketë pension nën 250 euro. Largimi i TVSH-së te energjia elektrike dhe produktet bazë”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka theksuar se këto masa synojnë përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe lehtësimin e barrës ekonomike, duke përfshirë edhe heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet bazë.






