9.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Tahiri: Me Bedri Hamzën kryeministër, mundemi të kemi qeverisje më të përgjegjshme

- Advertisement -

Abelard Tahiri nga PDK-ja ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se me Bedri Hamzën kryeministër vendi do të ketë qeverisje më të përgjegjshme, ekonomi më të fortë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.

“Pas katër viteve pune si Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ku kam dhënë gjithçka për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj, vota juaj në zgjedhjet e 9 shkurtit është vlerësimi më i madh për këtë angazhim. Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj! Besoj fuqishëm se Kosova mundet më mirë! Mundemi të kemi qeverisje më të përgjegjshme, ekonomi më të fortë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve. Dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën kryeministër – një udhëheqës i dëshmuar, me përvojë dhe vizion për zhvillimin e vendit. Së bashku do ta bëjmë Kosovën më të mirë! Faleminderit për besimin tuaj!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit