15.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Tahiri: Limaj po mendon se është koha e VLAN-it e PAN-it, por Kurti është kategori tjetër

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për një koalcion të mundshëm mes AAK-së dhe VV, duke shtuar se Fatmir Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it.

“Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it, por Albin Kurti është tjetër kategori, ai të thotë se nesër ta qes emrin për kryetar të Kuvendit dhe kur të vish në seancë ta ndrron emrin”, tha Tahiri.

Tahiri tha se opozita nuk po e bllokon punën e kuvendit, por janë numrat që partia fituese nuk i ka për ta votuar kryetarin.

”Në momentin kur ti nuk i ki 61 vota, por 57 atëherë këtu është një problem”, tha Tahiri.

Ai tha se edhe VV mund t’i bllokoj ata për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit