1.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Tahiri: Lajm i mirë votimi për liberalizimin e vizave

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se votimi aprovues nga Këshilli i Ministrave i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është hap i madh.

Ai gjithashtu e ka konsideruar si hap të vonuar, pasi sipas tij, qytetarët e Kosovë e kanë merituar shumë kohë më parë.

“Urojmë që ky hap, edhe pse i vonuar, të hapë dritaren e perspektivës aq të nevojshme të Kosovës në rrugën integruese”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë votimi aprovues nga Këshilli i Ministrave i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Argumentet rreth meritës së kësaj çështje, janë shterur tash e një kohë të gjatë. Mohimi i paarsyeshëm e kryekëput politik për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ka qenë një hallkë e brishtë që është dashur të tejkalohej në mënyrë që të mbizotërojë besimi që shoqëria jonë ka në vlerat qytetëruese e progresive të Bashkimit Evropian. Urojmë që ky hap, edhe pse i vonuar, të hapë dritaren e perspektivës aq të nevojshme të Kosovës në rrugën integruese.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit