Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë instrument lidhës e jo ndarës.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se synimi kryesor i kësaj qeverie e këtij kryeministri është që opozitën, zërin kritik dhe tërë Kosovën, ta lidh tek ura, në mënyrë që të gjitha dështimet e tij katër vjeçare mos t’i diskutojë në publik, disa muaj para zgjedhjeve.
Tahiri ka përmendur edhe rrugët në drejtim si Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan , ku sipas tij janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë.
Tash, të flasim për gjendjen në Kosovë – është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë. Janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë”, ka shkruar Tahiri.
Shefi i GP të AAK-së mes tjerash ka thënë se ani pse pas dy javësh fillon mësimi, ende vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit.