4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Tahiri -Kurtit: Mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë instrument lidhës e jo ndarës.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se synimi kryesor i kësaj qeverie e këtij kryeministri është që opozitën, zërin kritik dhe tërë Kosovën, ta lidh tek ura, në mënyrë që të gjitha dështimet e tij katër vjeçare mos t’i diskutojë në publik, disa muaj para zgjedhjeve.

Tahiri ka përmendur edhe rrugët në drejtim si Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan , ku sipas tij janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë.

Tash, të flasim për gjendjen në Kosovë – është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë. Janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë”, ka shkruar Tahiri.

Shefi i GP të AAK-së mes tjerash ka thënë se ani pse pas dy javësh fillon mësimi, ende vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit.

“Edhe dy javë nis procesi mësimor, ndërsa vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit me tekstet shkollore, vetëm për ta shtypur një të drejtë elementare të qytetarit.
Ekonomia është buzë kolapsit, ndërsa sektori publik është me pagën më të ulët në nivel rajonal dhe më gjerë. E, për pagën, çka të flasim, minimale nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë ai.
Ndërkaq ai e ka quajtur Kurtin mashtrues të sofistikuar i cili sipas tij po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit.
“Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me ShBA-në dhe vendet e BE-së. Pra, mashtruesi i sofistikuar don me na mbajt të lidhur për ure”, ka përfunduar Tahiri.
pixel

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit