2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Tahiri: Kurti po ankohet për Radoiçiqin, por e la të ikte

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar konferencën e sotme për media të kryeministrit Albin Kurti dhe vartësit të tij, Xhelal Sveçla, të cilën e thirrën për të treguar se Kosova është në rrezik nga sulmet e reja të Serbisë.

Tahiri tha se ndonëse Kuti po ankohet për terroristin, Milan Radoiçiq, i cili kishte organizuar sulmin e Banjskës nga ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ai e ka lënë të lirë më 24 shtator që të ikte drejt Serbisë.

Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radojçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellë në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”.

Sipas Tahirit, në një anë, “Albin Kurti vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=896577381848138&id=100044876534461&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit