Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Tahirit, Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radojçiqin.
“Ky kryeministër që në kohë reale e ka parë Radojçiqin në Republikën e Kosovës të armatosur me grup të armatosur dhe e ka ndaluar policinë e Kosovës ta arrestojë.Nuk ka dashur ta fusë në burgun personin të cilin e ka pas në dorë. E ka parë në kohë reale, ka refuzuar ta arrestojë. Arsyet ne nuk i dimë, i di ky. Koha do ta shpjegojë”,ka thënë Tahiri.
Theksojmë se dita e sotme në Kuvendin e Kosovës ka sjellë përplasje e tona të ashpëra midis pozitës dhe opozitës./