-3.6 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Tahiri: Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile

- Advertisement -

Ish-ministrja e Integrimeve Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për ndëshkimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, si edhe për sulmet serbe në Banjskë dhe në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

Tahiri e ka cilësuar kryeministrin Kurti, një antiamerikan dhe frikacak. Sipas saj nëse në Kosovë do të ishin ish-luftëtarët e UÇK-së, Vuçiqi nuk do të kryente sulme.

“Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile. Ka shprehur qëndrime antiamerikane. Për ne Amerika ishte shpëtimtar i popullit të Kosovës. Kurti vijon të jetë antiamerikan. Qytetarët e panë çdo të thotë të kesh një qeveri të tillë. Pa amerikanët na sulmoi Serbia dy herë në Banjskë dhe ‘Ibër-Lepenc’. Na ndëshkoi BE dhe nuk na i heq ndëshkimet. Sikur të ishim me amerikanët, nuk do të kishte mundur Serbia të bënte këto sulme dhe as BE sanksionet. Kush kupton peshën e aleancave me shtete e mëdha, shtete e vogla nuk mund të kenë sukses nëse nuk ek aleat një shtet të madh. U bëmë aleat me Amerikën dhe sollëm lirinë. Ja shikoni Palestinën, sa dekada nuk ka zgjidhur çështjen e vet se nuk e ka pasur drejtimin e politkës së jashtme strategji. Shteti duhet të mendojë politikën e jashtme, është oqean me shumë stuhi dhe do një kapiten që di të notojë në furtunat oqeanike.  Kurti ka plot fjalë boshe, por në esencë është frikacak, se po të mos ishte frikacak nuk do të mundte Vuçiqi aq lehtë të sulmonte Kosovën. Po të kishim në Kosovë ish- luftëtarët e UÇK-së serbi nuk do të mundte ta bënte këtë”, ka thënë Tahiri në “A2 CNN”.

E pyetur për qasjen e BE-së, Tahiri ka theksuar se ndëshkimet ndaj Kurtit janë të merituara. Ajo  ka ta thënë se Kurti ka dështuar dhe nuk është koordinuar me ShBA-në dhe BE-në për komunat në veri.

“Në raport me ndëshkimet, Kurti kishte faj, andaj u ndëshkua. Në procesin zgjedhor në veri nuk u koordinua, dha premtime partnerëve euroamerikanë dhe nuk i mbajti dhe tuajësoi pakicën serbe në veri. Vuçiqi i manipuloi dhe i tërhoqi nga institucionet e Kosovës. Unë 7 vjet në Bruksel kam bërë përpjekje maksimale që të integrojmë 4 komunat dhe të zhbëjmë strukturat paralele. Kurti e la veriun pa sovranitet dhe i dha Kosovës ndëshkim. Ndëshkimet janë të merituara me fajin e Kurtit të dështimeve dhe moskoordinimit me ShBA-në dhe BE-në”, ka thënë Tahiri.

Tahiri është shprehur se “Serbia synon ta marrë veriun e Kosovës dhe çdo ditë destabilizon Bosnjë Hercegovinën se do ta marrë republikën serbe, po shtyn agjendën e Serbisë së madhe”.

Sipas Tahirit, presidentit serb i ka ardhur koha të shkojë si Assadi në Siri.

“Vuçiqi e ka mbytur me të gjitha mjetet demokracinë në Serbi, është kapur fuqishëm me Rusinë dhe ja ku është. Edhe në Shqipëri Rama është kapur fort me Sorosin. Të njëjtën kemi me Vuçiqin”, është shprehur Tahiri

Të njëjtën gjë shpreson edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

“Uroj që këto zgjedhje të sjellin ndryshime dhe një ndryshim esencial është që të kalojmë nga një qeveri antiamerikane në pro amerikane siç kemi qenë para dhe pas çlirimit. Fitorja e Kurtit lidhej me zhgënjimet që kishin përjetuar qytetarët nga qeveritë e kaluara, tani mendoj që qytetarët patën rast me pa këtë qeveri dhe parti politike, se këta më herët nuk kanë qenë në qeveri. Po pres votat reale që reflektojnë një vlerësim për politikat e dështuara dhe ato që kanë ecur mirë”, është Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit