Tahiri: Kurti i frikësohet zgjedhjeve, po e sheh fuqinë e Vjosa Osmanit

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po shmang zgjedhjet për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë.

“Kurti po i frkësohet zgjedhjeve për shkak se po e sheh që fuqia e presidentes Vjosa Osmani ka qenë bukur e madhe, po e sheh se opozita nuk është dorëzuar, po sheh se opozita mundet me u ribashku dhe e din që përgjegjësia kryesore për bllokadë është e tij,” tha Tahiri në Click të RTV21.

Ai shtoi se kjo situatë tregon tensionin në mes të ekzekutivit dhe institucioneve të tjera, si dhe nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur krizën politike dhe për të siguruar funksionim normal të shtetit.

Të ngjashme

Të fundit