23.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Tahiri: Kurti është i gatshëm të pranojë gjithçka në dialog, rrezik të na sjellë një “Republika Srpska”

- Advertisement -

Nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, sot do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Në këtë rund të ri të bisedimeve pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Për këtë të fundit, duhet që edhe shteti i Kosovës të prezantojë një version, për të cilën nuk dihet ende se si do të jetë.

E për mostransaprencën e Kurtit lidhur me draftin e Asociacionit, ka folur Edita Tahiri, që dikur ishte në krye të këtyre negociatave.

Ajo thotë se kryeministri Kurti nuk guxoi të bëjë publike draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Duke qenë se Kurti nuk guxoi ta bëjë publike versionin e tij të statutit nuk pres ndonjë rezultat nga ky takim”, tha ajo.

Megjithatë, Tahiri thotë se Kurti është gati të pranojë gjithçka.

“E ka dëshmuar se pranon gjithçka në këtë dialog me faktin që pranoi marrëveshje pa njohje reciproke dhe në të cilën nuk përmendet kushtetuta e Kosovës”, u shpreh Tahiri në një prononcim për Front Online.

Derisa foli për takimin e sotëm, Tahiri thotë se ka rrezik për të sjell ndonjë siç e quan ajo “Republika Srpska”.

“Jam deklaruar se ka rrezik të sjellë ndonjë ‘republika srpska’, u shpreh ajo.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që Kosova ta ketë të gatshëm një draft të Asociacionit për ta diskutuar në kuadër të dialogut me Serbinë, e jo që drafti të bëhet nga pala e Serbisë.

Duke komentuar takimin e së martës në mbrëmje ajo e ka cilësuar tejet të rëndësishme çështjen e deklaratës për të pagjeturit, që pritet të miratohet sot.

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Osmani para gazetarëve, pas homazheve në Studime të Vushtrrisë, në 24-vjetorin e masakrës.

Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk e di çfarë drafti për Asociacionin do ta prezantojë Bashkimi Evropian teksa është zotuar se nuk do t’i jepet kurrfarë pushteti ekzekutiv komunitetit serb në Kosovë.

Kryeministri Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, ku edhe janë pajtuar për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë.

Marrëveshja Bazë nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Po ashtu kërkohet nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh nga viti 2011.

Të ngjashme

Të fundit