-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Tahiri: Kurti e Osmani po i degradojnë raportet e Kosovës me ShBA-në

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti e presidentja Osmani po i degradojnë raportet e Kosovës me ShBA-në.

Sipas tij kjo nënkupton vetëm një gjë: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror.

““Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodhë e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit