Besnik Tahiri nga AAK ka deklaruar në Prime Time, se nëse kryeministri Albin Kurti nuk do ta pranojë marrëveshjen sipas draftit franko-gjerman, ai me atë do ta lëshonte bajrakun.
Sipas Tahirit, Kurti me dorëheqjen e tij do ta tradhtonte edhe besimin e qytetarëve nga të ciilët u votua më së shumti në histori politike të vendit.
“Nëse Kurti jep dorëheqje për të mos e pranuar marrëveshjen franko-gjermane, ai e lëshon bajrakun. Se ai folke shumë për bajrakun. Dhe Kurti do ta lëshonte atë. Në historinë politike të Kosovës askush s’ka marrë më shumë mbështetje qytetare se Albin Kurti, e ai do ta tradhtonte besimin qytetarë. Vota është besim. Besimin duhet me ushtru me përgjegjësi të madhe si udhëheqës, jo ka të frynë era e ka të thotë një këshilltar”, deklaroj Tahiri në Prime Time.