5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Tahiri: Kurti dështoi Kosovën në mënyrë totalitare, është totalitar (Video)

- Advertisement -

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka dështuar vendin në mënyrë totalitare.

Ajo tha se Kurti është edhe vet totalitar, dhe ishte kritik ndaj sloganit që ka për këto zgjedhje, duke thënë se ka veti të komunizmit.

“Po shoh një fushatë moderne nga opozita, me slogane edhe me mesazhe për votuesit janë të qarta,  nuk janë populiste, por po shoh një pjekuri të demokracisë. Ndërsa, partia në pushtet nuk ka ndryshuar, nuk po bënë fushatë sepse fushatë do të thotë, kur je në pushtet, është që të paraqitësh arritjet e pastaj vijnë premtimet”.

“Kurti sa po e shoh deri tani i ka lënë anash që t’i numërojë arritjet. Pse? Sepse nuk pati arritje, praktikisht ai e dështoi Kosovën në mënyrë totalitare, siç është edhe vet totalitar, e pash edhe sloganin i përgjante kohës së komunizmit. Sepse kjo kur do 100 për qind me mbërri, apo edhe në kohën e Enver Hoxhës thoshte i kemi mbërri 120 për qind qëllimet e vitit, shumë ngjashëm me Enverin. Shumë ngjashëm, fatkeqësisht, keq për të, ai është vetëm një lider i një partie politika, Kosova nuk ndryshon”,ka thënë Tahiri.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit