Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun e Brukselit me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dështuar për sa i përket dialogut. Tahiri tha se përkundër që kryeministri Kurti I kishte letrat e presidentit amerikan, Joe Biden dhe përsëri pranoi marrëveshje pa njohe.
Në Pressing të T7, Tahiri tha se Kurti pranoi marrëveshje pa njohe edhe pse kishte letrat e Bidenit.
”Kurti i ka pasur letrat e Biden, por pranoi marrëveshje pa njohje”, tha Tahiri .
Tutje, ajo tha se sulmi në terrorist Banjskë e frikësoi Kurtin dhe më pas e pranoi Asociacionin.
”Sulmoi Serbia, edhe me qëllimin për themelimin e Asociacionit, u dridh Banska, Kurti pastaj pranoi Asociacionin. Një kryeministër a u desht pak me prit mos me thanë se prej një sulmi, prej një dridhje, unë e kam kundërshtu. Është njeri që ka ardhur në pushtet duke e kundërshtu Asociacionin, çfarë bëri u frikësu nga sulmi i Banjskës”, ka thënë Tahiri.
Ish-kryenegociatorja tha se ”Kurti e ka vënë Kosovën në dy gjunjë”. Kjo pasi, sipas saj, politikën e Kurtit udhëhiqet me populizëm.
”Unë them që ky është i vetmuar në populizëm. Ky pse ka pas sukses me fjalë boshe ka mëndu që ka me pas sukses edhe me bindë Kosovën, por Kosova është më shumë sesa VV “, ka thënë ajo.